13.7 C
New York
November 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

59 vjeçari që vdiq nga COVID19 ishte mësimdhënës dhe aktivist i LDK-së

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

“I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndërsa, Indeksonline mëson se viktima e 30-të, nga COVID-19 në Kosovë është Agim Hoxha dhe ishte 59 vjeçar.

I ndjeri ishte edhe pjesë e LDK-së në komunën e Prizrenit. Kjo degë madje i ka shprehur telegram ngushëllimi familjarëve.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të kësaj dege, Anton Quni:

Lidhja Demokratike e Prizrenit ka humbur aktivistin e devotshëm, ish-kryetarin e nëndeges së fshatit Randobravë, mësuesin dhe qytetarin e përkushtuar për dije, arsim e përparim të vendit të vet, Agim Hoxha, i cili sot ndërroi jetë në moshën 59 vjecare.

Agimi do të mbetët në kujtesë si njeri pozitiv e optimist, i dashur dhe bujar, mik e shok i sinqert dhe aktivist e veprimtar i palodhur. E donte Kosovën dhe besonte në të ardhmen e saj.
Do të na mungoi shumë.

Dega e LDK-së së Prizrenit i shprehë ngushëllime të sinqerta familjës Hoxha, miqëve, bashkëpartiakëve, bashkëveprimtarëve, kolegëve arsimtar, dhe gjithë fshatit Randobravë.

Shpirti i bëftë dritë!
U prehtë në paqen e amshueshme!

Lamtumirë, Agim!

 

Related posts

Incident i rëndë mbi Detin e Zi – aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

dardanianews

E ka mbajtur të fshehtë jetën private, Grida Duma flet për herë të parë

dardanianews

Zanati që po u siguron shqiptarëve punë “jashtë shtetit” nga shtëpia dhe paga më të larta

dardanianews