24.7 C
New York
June 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat do kthehen shumë shpejt në shtëpi

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “i dhanë fund sot luftës me Iranin” dhe se është arritur një marrëveshje historike, sipas së cilës Teherani zyrtarisht pranon se nuk do të zotërojë kurrë armë bërthamore.Trump i bëri këto deklarata gjatë një tubimi virtual në mbështetje të kandidatit për Senat, Barry Moore, duke theksuar se negociatat janë përmbyllur me sukses.

“Nuk e di nëse keni dëgjuar, por sot i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord që të mos kenë kurrë armë bërthamore, gjë për të cilën ne kemi këmbëngulur. Sot i mbyllëm llogaritë me Iranin. Njerëzit do të fillojnë të kthehen në shtëpi shumë shpejt”, u tha ai mbështetësve të tij.Presidenti amerikan theksoi se marrëveshja është praktikisht e përfunduar dhe se përmbush të gjitha kërkesat e Uashingtonit, duke përfshirë edhe kthimin e afërt të ushtarëve amerikanë në shtëpi. Ai veçoi një element të negociatave që lidhet me kufizimet ndaj Teheranit.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=2065305205718065601&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftrump-sot-i-dhame-fund-luftes-me-iranin-trupat-po-kthehen-ne-shtepi%2F&partner=rebelmouse&sessionId=eb3b4bdae2f537de8970072162855d3a6ba225c2&theme=light&widgetsVersion=6a3ad42b224df%3A1778106238597&width=550px

“Gjëja më e rëndësishme është se në Iran nuk do të ketë armë bërthamore. Kjo do të thotë se ata jo vetëm që nuk do t’i zhvillojnë, por as nuk do t’i blejnë”, shpjegoi Trump dhe shtoi “kishin një klauzolë sipas së cilës nuk do të zhvillonin armë. I pyeta: ‘Po për blerjen çfarë ndodh?’. Më thanë se kjo nuk ishte përfshirë. Dy ditë më vonë, pranuan edhe këtë. Morëm gjithçka që donim”.

Këto deklarata optimiste pasojnë njoftimet e mëparshme të Trumpit se nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes për përfundimin e konfliktit mund të mbahet që këtë fundjavë në Evropë

Related posts

New York Times zbulon bisedën e Trump me liderët e BE: Ukraina duhet t’i japë territore Rusisë!

dardanianews

“Do të derdhet gjaku rus, po i kthejmë formacionet tona”, çfarë tha Prigozhin pasi pranoi planin e deeskalimit

dardanianews

Shpërthen ‘vala e dytë’ e infektimeve me COVID-19 në këtë shtet

dardanianews