May 15, 2026
DardaniaNews
Showbiz

U arrestua për kultivim kanabisi, zbardhet dëshmia e Encës para Policisë së Tiranës

Policia e Tiranës ka arrestuar sot këngëtaren e njohur Enca Haxhia, e cila kiste kultivuar bimë kanabisi në banesën e saj.

Mësohet se para uniformave blu, Enca ka pranuar para policisë së kanabisin e mbjellë në vazo, në ballkonin e banesës e kishte për përdorim vetjak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Alba iu kthye dashurisë së vjetër, menjëherë pas daljes

dardanianews

Del videoja ku Edona James aksidentalisht nxjerr gjoksin në fushë

dardanianews

A jeni gati për një super-bashkëpunim? Luizi, Bardhi e Ermal Fejzullahu bëhen bashkë për një hit

dardanianews