May 15, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Vëlla Ibrahim”, Letra që Adem Demaçi ia kishte dërguar Ibrahim Rugovës më 1992

Shkrimtari Shaip Beqiri ka publikuar një mesazh që Adem Demaçi i kishte dërguar Ibrahim Rugovës në vitin 1992, raporton Gazeta Express.

Demaçi e kishte nisur mesazhin me fjalët ‘Vëlla Ibrahim’ para gati 29 vitesh.

Vëlla Ibrahim. Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim. Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit.  Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe. T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë”, kishte shkruar Demaçi në mesazhin për Ibrahim Rugovën në 1992./Gazeta Express/

 

Related posts

Milici serb: Gjatë luftës në Kosovë u maskova me uniformë të UÇK-së për të kryer operacione

dardanianews

Ish-ministri rus zbulon kohën e saktë kur Vladimir Putin do të përdorë armët bërthamore

dardanianews

LIVE: Përballja për Prishtinën në Debat Plus

dardanianews