22 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Sport

VIDEO/ Pamje dramatike, momenti kur mesfushori i Fiorentinës bie pa ndjenja në fushë

Këto janë pamjet nga momenti kur mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove, 22 vjeç,  u rrëzua përtokë në minutën e 17-të dhe u transportua menjëherë me ambulancë me barelë.

Sapo lojtari u rrëzua përtokë (ndërsa ai po lidhte këpucët) shokët e tij u përpoqën menjëherë ta ndihmonin te mos i merrej fryma, duke i futur gishtat në gojë. Megjithatë, pjesa tjetër e lojtarëve, së bashku me stafin e të dyja skuadrave, u grumbulluan rreth Bove për të mos lejuar kamerat dhe tifozët të vëzhgonin skenën.

Në momentin që ndeshja është ndërprerë, lojtarët janë larguar të përlotur nga fusha dhe janë kthyer në dhomat e zhveshjes.

Ndërkohë është shtyrë zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter qe u ndërpre me rezultatin 0-0.

Top Channel

Related posts

Habit sportisti i madh, tregon me emra: Nuk mund të flija nga zhurma e seksit, lëviznin edhe…

dardanianews

Ronaldo humb penalltinë, shpërthen në lot

dardanianews

Zhegrova, Muric e Muslija përjashtohen nga grumbullimi

dardanianews