7.7 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Vitin e kaluar çmimi i naftës megjithatë ishte më i lirë, prej javës së ardhshme bie për kaq cent

Një rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë pritet prej javës së ardhshme.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, ka dhënë detaje se sa pritet të jetë kjo rënie. Sipas tij, si zakonisht, çmimi bie për disa cent.

“Sot çmimi i naftës është 1.19 ndërsa benzina 1.21. Do të thotë se mund të bie vetëm 1 cent apo 2”, u shpreh ai.

Se a do të ndryshojë prapë çmimi në të ardhmen, sipas Berjanit varet se si përcaktohet berza dhe si vendos organizata prodhuese.

Krahasuar me vitin e kaluar, në po këtë muaj, çmimi i naftës ka qenë më i lirë.

“Krahasuar me vitin e kaluar, po këtë muaj, diferenca ka qenë 5 cent. Për 5 cent ka qenë më lirë vitin e kaluar”, u shpreh Berjani për Reporteri.net.

Related posts

Abazi: Thaçi po e përdor Mustafën për ta ndarë LDK’në

dardanianews

•Lajm i hidhur: Vdes studentja e Universitetit të Mitrovicës, Florentina Behrami

dardanianews

Dr. Fauci i jep shpresë botës: Remdesiviri efekt të qartë pozitiv në trajtimin e COVID-19

dardanianews