21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeShqipëri

“Vrasësit e kohës moderne”, Arbana Osmani thirrje publike Edi Ramës!

Opinioni publik reagoi menjehere ndaj ngjarjes se rëndë qe tronditi Durrësin, ku një  41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Mes zerave te indinjuar ishte dhe ai i moderatores Arbana Omani e cila i ka bërë thirrje publike Edi Ramës që të mbyllë platformën e Tik Tok. Gruaja u bullizua nga koleget e saj. Përdoruesit e papergjegjshem te internetit, Osmani i konsideron “vrasës” të kohëve moderne.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkruan Osmani krahas lajmit duket etiketuar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona të paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar. Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej.

Mësohet se në datën 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.41-vjeҫarja nga Vadardha Sukth, ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës. Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale, për ta denigruar. Aktualisht po merret ne pyetje i gjithë personeli, me qëllimin te zbulohet se kush e hapi  adresën fallco. Materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Related posts

Sa kushton një armë antitank?

dardanianews

Ish-deputeti i LDK’së shpërthen ndaj partisë: Po përgatitet koalicioni me Vetëvendosje, po caktohen edhe ministrat

dardanianews

491 raste të reja me Covid-19, 12 të vdekur

dardanianews