November 18, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiq: Po zhdukemi si komb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një numër zotimesh për ndihmë financiare për lindjen e fëmijëve me synim shtimin e tyre.

Ai tha se po “shuhen si komb” për shkak të uljes së numrit të demografisë, prandaj edhe duhet ndryshuar për për familjen.

“Duke pasë parasysh faktin se po zhdukemi si popull, se jemi gjithnjë e më pak, të dhënat tregojnë se për riprodhim na duhet 2.15. Është një problem shumë kompleks. Pavarësisht se buxheti është miratuar, nga 1 janari shteti do të paguajë 300 mijë dinarë për fëmijën e parë që lind në familje.Duam të inkurajojmë lindjet”.

Vuçiq tha se edhe masat e tjera pritet të miratohen meqë duan që t’i plotësojnë nevojat prindërore, shkruan B92.

“Duke bërë këtë, ne duam të motivojmë të rinjtë që të largohen më herët nga shtëpitë dhe banesat e prindërve, sepse aty kemi shans të vogël për të krijuar familje”.

 

Related posts

A do t’i shkojë nesër në zyrë lideri i VV’së Hashim Thaçit? VV-ja i drejtohet Kushtetueses!

dardanianews

Samanta Karavella ‘zjarr’ në fotot e fundit, zbulon pak si shumë me fustanin e hapur

dardanianews

BILD për tragjedinë në Hamburg: Viktimat janë shqiptarë, deri më tani 4 të vdekur

dardanianews