18.9 C
New York
May 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zhduket 19-vjeçarja, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj!

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka shpallur në kërkim një femër 19-vjeçare nga Klina, të cilën familjarët e kanë paraqitur të zhdukur.

Personi i zhdukur është Viktorija (Gjergj) Gojani e lindur me 10.05.2003, në Beograd-Serbi.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Kërkesë për bashkëpunim është bërë bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Related posts

Zbardhet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

dardanianews

Momenti kur pushuesit tentuan t’i japin ndimën e parë kosovarit që u mbyt në Golem (VIDEO)

dardanianews

E rëndë: Arinjtë nxjerrin një trup nga varri në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

dardanianews