6.8 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zyrtari i Komunës së Klinës: E infektuara me coronavirus, ka punuar me 40 persona tjerë

Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu ka dhënë detaje për rastin e parë të konfirmuar me coronavirus në territorin e Kosovës.

Sejdiu në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se a kanë pritur me shqetësim lajmin se një qytetare e Klinës është infektuar me coronavirus.

“Shtetasja italiane ka ardhur në kampin e Caritasit në një fshat në periferi të Klinës. Pas dy-tri ditësh asaj i janë paraqitur disa simptoma, edhe pse jo të forta, kolegët kanë dyshuar për shkak të origjinës, mos vallë e ka coronavirusin. Menjëherë është dërguar në Klinikën Infektive dhe sot është vërtetuar se ajo është infektuar me coronavirus”.
Drejtori i Drejtoriatit të Shëndetësisë thotë se për fat të mirë pacientja nuk ka vizituar ndonjë qendër shëndetësore në Klinë por ka shkuar direkt në QKUK.

“Pacientja nuk ka marrë shërbime të ne. Kjo është një fat i mirë për ne”.

Sejdiu thotë se një fakt shqetësues është se në kampin ku ka punuar pacientja e prekur me koronavirus, punojnë edhe rreth 40 persona tjerë.

“Fokusi ynë që të konfirmojmë listën e personave që kanë kontaktuar me personin e prekur dhe këtë listë ta vëmë në dispozicion të organeve shëndetësore. Kampi i Caritasit është rrethuar nga policia”.

Ai thotë se lista e personave që mund të kenë kontaktuar me personin në fjalë mund të jetë shumë më e gjerë, përfshirë edhe nxënës.

Related posts

Lajmi i fundit: Së paku edhe dy persona të prekur nga koronavirusi në Kosovë

dardanianews

Lajmi i fundit: Zjarr në Dradogan, qytetarët të shqetësuar

dardanianews

Ky është mesazhi në arabisht që bllokoi aeroportin me kërcënimin për bombë

dardanianews