12.3 C
New York
April 25, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësi

​Zbulimi i inteligjencës amerikane: A është krijuar koronavirusi në laborator?

Sipas Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, ata ende po përpiqen të përcaktojnë nëse epidemia filloi duke kontaktuar kafshët e infektuara apo ishte rezultat i një gabimi në një laborator në Wuhan, qyteti kinez ku filloi pandemia, transmeton AFP.

Kohët e fundit, teoria e paprovuar është përmendur se laboratori i sëmundjeve infektive në Wuhan është burimi i një pandemie globale që ka vrarë më shumë se 220.000 njerëz në të gjithë botën.

Komuniteti i inteligjencës pajtohet me një konsensus të gjerë shkencor se virusi Covid-19 nuk është krijuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht. Do të vazhdojë të ekzaminohet me rigorozitet informacioni për të përcaktuar nëse epidemia ka filluar përmes kontaktit me kafshët e infektuara apo është rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan,” transmeton AP deklaratën e shërbimit amerikan.

Shkencëtarët thonë se virusi ka origjinën natyrshëm në lakuriqët. Sidoqoftë, sekretari i Shtetit Mike
Pompeo dhe të tjerët drejtojnë gishtin në një institut të drejtuar nga Akademia e Shkencave Kineze.
Instituti ka realizuar një hulumtim të rëndësishëm duke gjurmuar origjinën e virusit SARS dhe gjetjen e viruseve të reja te lakuriqët dhe duke analizuar se si ata mund të kërcejnë te njerëzit, sipas AP.
Qeveria kineze njoftoi sot se çdo pretendim që koronavirusi kishte rrjedhur nga laboratori ishte “i pabazë dhe i sajuar nga asgjë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang përmendi fjalët e drejtorit të Institutit Wuhan, Juan Jiming, se laboratori zbaton rreptësisht procedura bio-sigurie që do të parandalonin lëshimin e çdo virusi.

 

Related posts

Dhjetë kërkesat urgjente që Ibrahim Rugova ia kishte bërë Perëndimit në vitin 1993 (Dokumenti)

dardanianews

“Për herë të parë në histori”, ja çfarë planifikon presidenti i Ukrainës sot

dardanianews

Kjo është infermierja nga Suhareka që vdiq dje

dardanianews