6.5 C
New York
March 25, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

20-VJEÇARJA NGA GJAKOVA NISET ME URGJENCË PËR NË QKUK, DYSHOHET PËR KORONAVIRUS

Një vajzë e moshës 20 vjeçare nga Gjakova është dërguar me urgjencë sonte në Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi dyshohet që ka simptoma të koronavirusit.

Rastin e ka konfrimuar për Gazeta Sinjali, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ilmi Shala, ku ka thënë se një vajzë e moshës së re dyshohet për koronavirus dhe është dërguar për në Prishtinë.

“Një vajzë e moshës së re, 20 vjeçare është transportuar për Prishtinë, ajo ka ardhur në spital pasi ka pasur temperaturë. Vëllai i ka ardhur nga Italia. Menjëherë e kanë dërguar për Prishtinë. E kanë izoluar dhe janë duke ia bërë analizat, rezultatet nuk kanë dalur ende”, ka deklaruar Shala.

Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë.

Related posts

Në kujtim të jetës dhe veprës së Veli Krasniqit

dardanianews

Nisma ia bllokon gurthyesin Haxhi Shalës, e kishte djalin aksionar

dardanianews

Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush

dardanianews