November 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

49 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, 25 të shëruar

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 49 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 25 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme,1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë.

Numri total i të prekurve ka shkuar në 1486, ndërsa 953 persona janë shëruar deri më tani.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen masat sikur mbajtja e maskës dhe distancës sociale. /Express/

Related posts

Publikohet fotoja e rrallë e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova me Albin Kurtin

dardanianews

Një 33 vjeçar në Kosovë përpin telefonin, mjekët ia largojnë me rrugë endoskopike

dardanianews

Askush nuk duhet t’i mbyll sytë me 17 shkurt: Fenomeni i rrallë që do të ndodhë në qiell

dardanianews