9 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Muhaxheri: Vjosa qëndroi e vetme dhe s’e tradhtoi votuesin e LDK-së, s’e përkrahëm asnjë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Vjosa Osmani është e vetmja që i ka qëndruar besnike votës së qytetarëve.

Muhaxheri mbrëmë ka thënë se përkundër presionit të madh që ka pasur Osmani për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ajo nuk e ka tradhëtuar votën e qytetarëve.
Vjosa Osmani ka qëndruar e vetme. Nuk i kam jap mbështetje. Kam mendu që ndoshta do të rrëzohet. Ajo që më bën me ndi veten mirë është që është se Vjosa Osmani në këtë betejë ka qëndru me dinjitet, pra duhet me përgëzu. Përkundër presionit të madh që e ka pas, nuk e ka tradhtuar votën e qytetarëve. Ajo është e vetmja që i ka mbetë besnike votës së qytetarëve. Ajo është një politikane statiske, por nuk e ka prish marrëveshjen me qytetarët, pra ka besu që deri në fund duhet me i mbet besnik votës së qytetarit”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxheri ka thënë se Osmani nuk e ka tradhtuar LDK’në me votën e saj kundër këtij mocioni, por se i ka mbetur besnike votuesve të kësaj partie.

“Vjosa nuk e ka tradhtu LDK’në. Ajo i ka mbet besnik votuesve të Lidhjes Demokratike dhe është një figurë e rëndësishme e LDK’së. Mundem me thanë një general i fortë dhe i përgatitur për betejat e ardhshme. Asnjë përkrahje se ka pas prej asnjë prej kryetarëve të degëve, por ka qëndru prapë vetëm”, ka deklaruar Muhaxheri.

Related posts

Sot ulje drastike e rastëve me Covid-19!

dardanianews

Elvisi, 7 vjeçari që shet mollë për të mbijetuar, mund ta shihni çdo ditë në Llabjan!

dardanianews

A mund ta parandalojmë Luftën e Tretë Botërore? Çfarë na tregon historia e diplomacisë dhe e strategjive të parandalimit

dardanianews