July 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ekskluzive: Lista Serbe përkrah rrëzimin e Qeverisë së Hotit, vendi drejt zgjedhjeve

Qeveria e Hotit duket se i ka ditët e numëruara. Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot në një konferencë ka akuzuar partnerin qeverisës, Listën Serbe.

Gashi ka thënë ndër të tjera se Lista Serbe po sillet si opozitë dhe i ka ftuar ata që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

Indeksonline ka kontaktuar Igor Simiqin nga Lista Serbe, i cili i ka dhënë “goditjen” e radhës Qeverisë së Hotit.

Për Indeksonline, Simiqi ka thënë se Qeveria nuk po respekton marrëveshjen e koalicionit dhe për këtë arsye me shumë gjasa, do ta rrëzojmë Qeverinë e Hotit.

“Lista Serbe, përkatësisht deputetët, nuk morën pjesë në punën e Kuvendit sot dhe nuk do të marrin pjesë as në të ardhmen, sepse nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit të cilën e kemi të nënshkruar. Ne kemi treguar në mënyrë të përsëritur dhe me konstruktivitet angazhimin tonë për të vepruar në përputhje me interesat e të gjithë qytetarëve.

Ne jemi pro interesit të qytetarëve, jemi pro zhvillimit ekonomik, dhe pro luftës ndaj pandemisë. Por, paraprakisht duhet të respektohemi si partner qeverisës. Ne e kemi marrëveshjen e nënshkruar në tavolinë dhe kërkojmë që ajo të respektohet. Për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe ne jemi duke menduar seriozisht largimin nga Qeveria”, i ka thënë Simiqi Indeksonlinet.

 

Related posts

Konjufca: Në Kosovë kanë ndodhur vrasje politike… Behajdin Allaqi, Xhemajl Mustafa, Smajl Hajdaraj e 30 a 40 tjerë

dardanianews

“Provokim i hapur nga Vuçiq”/ Vjen paralajmërimi i rëndë: Nëse ndodhë kjo, shpërthen një konflikt i ri në Ballkan

dardanianews

Vuçiç i lë radhën popullit, Rama u vaksinua i pari, si autoritarët Putin dhe Erdogan

dardanianews