13.3 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Arbana apo Luana: Mësohet kush do e prezantojë ‘Big Brother VIP

Që nga momenti kur u bë e ditur se së shpejti do të nisë “Big Brother VIP”, ka pasur diskutime se kush do e prezantojë programin.

“Panorama” shkruan se sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia ka “rrëmbyer” këtë format Arbanës.

Sipas këtyre burimeve “Big Brother VIP” do i besohet Luana Vjollcës, që ka drejtuar disa nga spektaklet më të rëndësishme në “Top Channel”.

Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti.

Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”./Botapress/

Related posts

Zbulohet ku do e shohim Kiara Titon nga 8 tetori

dardanianews

Rrëfimi rrënqethës i kosovarit në Kiev: Kemi ushqime vetëm edhe për dy-tri ditë (VIDEO)

dardanianews

“Ballkani i Hapur”, Edi Rama të mërkurën viziton Serbinë

dardanianews