28.7 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shërbimi Sekret Serb merr në pyetje Adriatik Kelmendin, reagon KOMRA

Rrjeti i pajtimit KOMRA ka reaguar pasi Shërbimi Sekret serb (BIA) ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi i cili ishte pjesëmarrës në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave në Beograd.

Në reagimin e KOMRA-s i bëhet thirrje BIA-s serbe që të të ndërpresë veprimet e bisedave informative për avokuesit e pajtimit rajonal, pasi secilën herë që gazetari Kelmendi ka udhëtuar për në Beograd është marrë në pyetje nga inspektorët e BIA-s.

“Disa vite pa ndërprerë secilën herë nëpër kalime kufitare, aeroporte ose në arritjen në Beograd, inspektorët e BIA-s zhvillojnë biseda informative me gazetarin Adriatik Kelmendi, avokuesin publik të pajtimit rajonal, drejtorin e televizionit Klan Kosova, me seli në Prishtinë, duke e pyetur për arsyet e ardhjes dhe qëndrimet e tij politike”, thuhet në reagimin e KOMRA-s.

Reagimin e ka nënshkruar aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq.

Related posts

Këta janë mjekët në Vushtrri që po raportohet se morën ryshfet nga qytetarët për operime

dardanianews

Djokovicit nuk do t’i lejohet hyrja në Amerikë për turneun Grand Slam të US Open

dardanianews

Lajmi fundit: Arrestohet Dardan Molliqaj

dardanianews