21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Macron ofron zgjidhje për luftën – Zelenski: “Nuk pranojmë

Presidenti francez, Emanuel Macron, i ka kërkuar Ukrainës që të bëjë lëshime në lidhje me sovranitetin e saj, konfirmoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë me televizionin kombëtar të Italisë RAI, Zelenski u pyet për komentin e Macron në fillim të kësaj jave se si Evropa duhet të shmangë poshtërimin e Putinit.

“Ne duam që ushtria ruse të largohet nga vendi ynë, ne nuk jemi në tokën ruse”, tha Zelensky. “Ne nuk duam të ndihmojmë Putinin të shpëtojë fytyrën e tij duke paguar me territorin tonë. Kjo do të ishte e padrejtë”, nënvizoi ai.

Zelensky shtoi se Ukraina nuk do ta njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia. “Macron më kot kërkoi një rrugëdalje për Rusinë”, tha ai. Pallati Elysee hodhi poshtë akuzat e Zelenskit.

“Presidenti i Republikës kurrë nuk ka diskutuar asgjë me Vladimir Putin pa pëlqimin e Presidentit Zelensky dhe kurrë nuk i ka kërkuar Presidentit Zelensky ndonjë lëshim. Ai gjithmonë ka thënë se u takon ukrainasve të vendosin për kushtet e negociatave të tyre me Rusët”, tha sot zyrtari i Pallatit Elysee.

Duke folur në ceremoninë përmbyllëse të Konferencës për të Ardhmen e Evropës të hënën, Macron tha se Evropa “nuk duhet t’i nënshtrohet kurrë tundimit të poshtërimit apo frymës së hakmarrjes për çështjen e luftës ruse kundër Ukrainës”.

Macron tha gjithashtu se “kur paqja të kthehet në tokën evropiane, ne do të duhet të ndërtojmë garanci të reja sigurie”. Kjo referencë u lexua si një tregues se Macron ende po përpiqet të arrijë një kompromis me Putinin.

Related posts

E fundit: Ç’po ndodh? Goditet një depo nafte në qytetin Bryansk të Rusisë

dardanianews

Para dy javësh u bë e ditur se shumë shpejt pritet të ketë arrestime të reja, me urdhër të Gjykatës Speciale. Ndërkohë që gjykimi i krerëve të luftës po vazhdon në Hagë, Gjykata pritet të vazhdojë me arrestime të reja, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Pikërisht për këtë në vendin tonë kanë zbarkuar pjesëtarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë.

dardanianews

E papritur: SHBA-të kryejnë sulme ndaj Iranit pas sulmit ndaj një anije mallrash

dardanianews