May 13, 2025
DardaniaNews
FeaturedKuriozitete

“Shpirti ekziston”- Varrmihësi tregon historinë e pazakontë me vajzën e vdekur

Këtë të shtunë në emisionin “Real People”, në Euronews Albania, u pasyrua përditshmëria e një profesioni jo fort të zakonshëm, e një varrmihësi.

I intervistuar nga gazetari Flor Gjini, varrihmës Titi rrëfeu një histori të pazakontë e cila sipas tij e ka bërë të besojë se shpirti ekziston.

Greta Thunberg Arrested Protesting Expansion of German Coal Mine

Flor Gjini: Çfarë mendon mendon se ka jetë pas vdekjes?

Varrmihësi: Edhe ka, shpirti ekziston!

Ta shpjegoj me një rast tjetër. Po hapja një varr unë këtu, anash kishte një kalama. E hapa gropën, por ai varrimi u shty se ai vinte nga Italia dhe qëndroi gropa tre ditë hapur. Kur shkova të nesërme, gropën e kisha gati, shoh aty në parlecë dy gra dhe një burrë, po kërkonin një emër.

Shkova afër dhe më thanë kërkojmë filan emër dhe unë ua tregova. Varri ishte mbuluar me dhe dhe vetëm pjesa e pllakës kishte ngel. Kur erdhën ato, filluan duke qarë e ëma e asaj gocës. S’kishte faj se ishte hedhur dheu. I thashë sa të mbaroj do vij ta bëj xhama.

Më tha motra e saj që kjo ka ardhur nga Italia se i kishte dalë në ëndërr goca dhe i kishte thënë “hajde se më kanë mbuluar”.

×

Tre ditë qëndroi varri hapur dhe tre ditë i doli asaj në ëndërr, prandaj unë them që shpirti ekziston.

Related posts

Çfarë janë armët hipersonike dhe cilat shtete i disponojnë ato?

dardanianews

Ramush Haradinaj bleu 200 hektarë të shtetit me 3.75 euro arin (Dokument)

dardanianews

PSD: Të emeruarit e VV’së në borde janë të fryrë nga korrupsioni, këta kapin në emër të popullit

dardanianews