February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Një burrë plagos dy gra në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Një burrë ka plagosur dy gra në Fushë Kosovë, të cilat janë dërguar për tretman mjekësor, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, personi i dyshuar është identifikuar dhe se hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprime hetimore për arrestimin e tij dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express

Related posts

VIDEO: Qytetarët në veri sulmojnë Policinë e Kosovës

dardanianews

Forcat pro-serbe bllokojnë rrugët në Mal të Zi dhe brohorasin emrin e Putinit

dardanianews

Cila është kjo M. Termkolli?!

dardanianews