13.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Vdekja e këmbësorit në afërsi të MASHTI’t, policia njofton se ka shoqëruar shoferen në stacion

Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se tashmë i ndjeri ka vdekur në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ajo.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas Ahmetit, policia ka shoqëruar për në stacion ngasësja e automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin. /Insajderi.org

Related posts

Bekim Haxhiu reagon për herë të parë pas rezultatit në Skënderaj: Fitoi lakmia

dardanianews

Vdes politikani i njohur, Anton Berisha, pas një sëmundjeje të shkurtër

dardanianews

Vjosa përfundon gjithçka me LDK-në, por cilat janë shkaqet që ajo u përjashtua? Analisti politik tregon në detaje

dardanianews