19.6 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Vdekja e këmbësorit në afërsi të MASHTI’t, policia njofton se ka shoqëruar shoferen në stacion

Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se tashmë i ndjeri ka vdekur në vend të ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ajo.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas Ahmetit, policia ka shoqëruar për në stacion ngasësja e automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin. /Insajderi.org

Related posts

Mes lotësh dhe kërcënimesh! Nismëtarja e bibliotekës së parë shqip në Manastir: Nuk fle dot, jeta ime në rrezik

dardanianews

A do t’ia dorëzojë pushtetin në mënyrë demokratike qeverisë së re të LDK’së, kjo është përgjigja e Kurtit

dardanianews

Trumpi zbarkon në Shqipëri, Edi Rama bie urgjent? Merkoçi: Ja ç’po vjen për 2027-n

dardanianews