8.2 C
New York
April 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Mësohet gjendja e gjakovares që shkoi në QKUK pas dyshimit se është infektuar me koronavirus

Një gjakovare 20-vjeçare e cila u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin se ka koronavirus, doli se gjendja e saj është e mirë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express doktori Hilmi Shala, drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës.

“Pacientja është referuar nga kujdesi primar në Spitalin e Gjakovës, me shenja të gjendjes gripoze. Mjeku kujdestar në bazë të anamnezës dhe shenjave e ka referuar për në Kliniken Infektivë në QKUK për teste. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen në portale”, ka thënë Shala për Express.

Sipas infektologëve të spitalit të Gjakovës, vajza ka shenja të gripit njëjtë si pacientët e tjerë që referohen.

Pak më parë u raportua në media se një vajzë nga Gjakova, 20-vjeçare, është nisur për QKUK nën dyshimin se është prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë.

Gjatë orëve të para të mbrëmjes në Kliniken Infektive të QKUK’së janë gjashtë persona për t’i bërë testet për koronavirus.

E deri më tash rreth 100 persona janë dyshuar dhe kanë kryer testet, por të gjithë kanë rezultuar negativ, që do të thotë në Kosove ende nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Related posts

Ukrainasit marrin revanshin/ Zbrapsin 9 sulme ruse, shkatërrojnë tanke e artileri

dardanianews

Mesazhi i kryeministrit Hoti nga Uashingtoni, përmes fotografisë së Ibrahim Rugovës

dardanianews

“Ma prezantoi personalisht Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen bisedën me ish-presidentin

dardanianews