22.2 C
New York
October 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Lajmi fundit: Arrestohet Gani Geci

Gani Geci është arrestuar sonte në mbrëmje nga Policia e Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se Geci është arrestuar për veprën penale “Kanosje”.

Arrestimi vjen pas përplasjes mes Gecit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin, por ai kishte refuzuar.

Related posts

E turpshme: Militantët e Vetëvendosjes fillojnë linçimin ndaj ambasadorit amerikan, Kosnett

dardanianews

Amina Nuraj e tërbuar: Ne ruajmë flamurin jashtë kufijve, ndërsa Shqipërinë po e copëtojnë nga brenda!

dardanianews

Vrasje në Ferizaj, dyshohet se djali mbyti nënën e tij

dardanianews