November 24, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

DOSJA E FRIKSHME/ Vjehrra incizonte çdo lëvizje të Arlindës. Pas vr*sjes, ajo dhe kunati shqetësoheshin për …

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për katër persona të dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Bëhet fjalë për Nurije Sylajn, ish-vjehrrën e viktimës, Driton Sylajn, ish-kunatin e saj, si dhe Metë Pepajn e Gëzim Bobin. Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj ish-bashkëshortit të Arlindës, Jeton Sylaj, i dyshuar për shtytje në vrasje të rëndë.

Media “Betimi për Drejtësi” ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ku përshkruhen detaje të komunikimeve dhe veprimeve të të dyshuarve.

Prokuroria pretendon se Nurije ishte e pranishme edhe kur Albert Sylaj e sulmoi Arlindën me sëpatë, por nuk ndërmori asnjë veprim për ta ndaluar. Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes tentoi t’i devijonte hetimet me deklaratën e saj si dëshmitare.

Pjesa më shqetësuese e dosjes lidhet me komunikimet e gjetura në telefonat e sekuestruar, ku, sipas Prokurorisë, kishte kërcënime ndaj një dëshmitareje dhe një të miture.

Në njërin prej mesazheve thuhet: “Diçka nije për to, shoh diçka, dije se tona trutë në tokë kom me ja qitë kësaj e ty, me ditë që s’e shoh diellin kurrë me sy”

Related posts

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu”, Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj

dardanianews

Eqrem Kryeziu nuk rri krejt i qetë në Prizren, përcaktohet se cilin krah në LDK e mbështet

dardanianews

“Si e ndau një mollë, Ibrahim Rugova”, rrëfimi i padëgjuar për Presidentin Historik

dardanianews