December 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Tashmë ky është kandidati i LDK-së për kryeminister

Anëtari i LDK’së Bardhyl Meta thotë se me mocionin e mosbesimit LDK bëri që Kosova të mos paguante faturat e hamendësimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Në emisionin Pressing në T7, Meta tha se Vetëvendosje nuk arriti të bindej pavarësisht se LDK i tha vazhdimisht që të ndërronte qëndrimin ndaj SHBA’së.

Po të mos vepronte LDK’ja Kosova do të paguante faturën e hamendësimeve të Kurtit. VV nuk bindej kur LDK fliste për SHBA’të”, tha Meta.
Ndërkohë ai ka folur edhe rreth qëndrimit të ish-kandidates së LDK’së për kryeministre të vendit Vjosa Osmanit. Osmani votoi kundër mocionit për shkarkimin e qeverisë Kurti.

“Vjosa i ka kërkuar votot me u bo kryeministre, me u bo qeveria e LDK’së”, tha Meta.

“LDK nuk u formu me votat e Vjosës”, shtoi ai.

Ndërkohë Meta mendon se ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti do të duhej të ishte kandidat i LDK’së për kryeministër.

Related posts

Trump: Falënderoj Iranin që na njoftuan që do të kryenin sulm në Katar, ftoj edhe Izraelin të bëj paqe

dardanianews

Kush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin që transportoi 400 kg kokainë

dardanianews

Boksieri shqiptar Astrit Sejdi ka rrahur djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic.

dardanianews