June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Bundesliga pritet të rifillojë me 9 maj, me 126 persona në stadium!

Bundesliga pritet të jetë kampionati i parë i madh evropian që pritet të rifillojë pas pezullimit për shkak të koronavirusit. Data 9 maj është më e mundshmja që të rinisë kampionati.

DFL është duke diskutuar fillimin e kampionatit me dyer të mbyllura në të cilët do të merrnin pjesë vetëm 126 persona.

Këtu përfshihen lojtarët, personeli teknik dhe shëndetësor, katër mbledhës topi, zyrtarë të sigurimit, përfaqësues të secilit ekip dhe 30 gazetarë.

Rifillimi i kampionatit do të rinisë për shkak të krizës se skuadrat mund të falimentojnë./Indeksonline/

Related posts

Eskalon gjendja në kufi, bllokohen kamionët në të dyja anët

dardanianews

Adem dhe Hamëz Jashari, me mesazh para ndeshjes Shqipëri – Serbi

dardanianews

Dosja sekret: Kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Tito, edhe sikur të shkojë Kosova me Shqipërinë

dardanianews