13.9 C
New York
May 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Flet babai i 26 vjeçarit që humbi jetën dje, fajëson Kurtin, Vitinë e Sveçlën

Rasti tragjik që ndodhi mbrëmë tek Qendra e Studentëve ku po qëndrojnë të karantinuar kosovarët të cilët po kthehen nga vendet e huaja shokoi thuajse gjithë vendin.

Agon Musliu është 26 vjeçari nga Livoçi i Epërm në Gjilan që humbi jetën pas rënies nga kati i pestë. Lidhur me këtë tashmë është deklaruar edhe babai i tij, Naim Musliu. Ai tha se djali kishte shkuar në Gjermani për magjistraturë dhe se pas përhapjes së COVID-19 ka ndërprerë kursin dhe është barikaduar si çdokush tjetër në banesë në Gjermani.

“Aty filloi të mërzitet, por menjëherë pas kësaj e kam njoftu Lutfi Hazirin se djali po mërzitet dhe dëshiron të kthehet në Kosovë. E falënderoi Lutfi Hazirin, ambasadorin Beq Cufaj, ata më ndihmuan të kthehet. E falënderoj edhe zv/ambasadorin. Pasi arriti në Prishtinë e kam prit unë aty, tentova që me një dokument ( të bubrekve) edhe ju tregova që ka stres, ata nuk e kanë marrë parasysh. Ferr ke kjo për djalin tem, dhashtë Zoti që të mos ketë këso raste. Ndoshta i jep mend”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Madje babai i djalit 26 vjeçar tha se fajtor për këtë janë Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë e të tjerë.

“Albin Kurti, Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë dhe zagart e tyre janë fajtor. S’dua që në shtëpinë time të vijnë Kurti, Sveçla e Vitia”, përfundoi ai për RTK./Indeksonline/

Related posts

Përplasje në mbledhjen e Qeverisë: Ministrat e AAK’së dhe Nismës kundër kryeministrit

dardanianews

Video skandali: Safet Gjici dënohet me tre vjet burgim, Alma Kaci me një vit për prostitucion

dardanianews

Gjendet një foshnjë në natën e Vitit të Ri, e ëma kishte lënë shënim

dardanianews