17.3 C
New York
October 21, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nuk ndalet Albin Kurti: E shkarkon drejtorin e Aviacionit Civil

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen 30-të të saj, mbledhje korresponduese, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Në mbështetje të kompetencave të Qeverisë, përkatësisht nenit 20, paragrafi 4, pika a) e Ligjit Nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, sot ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, z. Eset Berisha për shkak të shkeljeve të detyrave të tij profesionale. Z. Berisha ka hartuar dhe nënshkruar Rregulloren e brendshme të AAC-së në kundërshtim me ligjin, ka degraduar stafin menaxhues pa vlerësim të përformancës, ka mbajt detyra tjera me pagesë njëkohësisht, dhe ka rrezikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në dërgim në arbitrazh. Emërimi i z. Eset Berisha, si Drejtor i Përgjithshëm i AAC-së ka qenë në kundërthënie me ligjin qysh prej fillimit, prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës, duke pasur në interes zbatimin e plotë të ligjit dhe interesin publik prioritet, ka marr vendim për shkarkimin e z. Berisha, dhe emërimin e z. Arianit Islami, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, deri në marrjen e  rekomandimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit për emërimin e drejtorit të ri, sipas legjislacionit në fuqi.

Related posts

Lëshohen raketa drejt Tajvanit, Kina gati për luftë? Rrethon ishullin me luftanije

dardanianews

Shoqata „Salih Çekaj“ nga Zvicra dhe Gjermania, nderojnë dëshmorët!

dardanianews

Njoftim. Të marten 2023 pritet të ekzekutohen këto pagesa

dardanianews