20.3 C
New York
July 4, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezë

Tragjedi në sportin kosovar: Vdes boksieri në moshën 15 vjeçare

Boksieri i ri kosovar, Ensar Mujota ka vdekur sot në moshën 15 vjeçare

Njoftimin e ka dhënë një zyrtar i Federatës së Boksit të Kosovës, derisa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.

 

Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksieritt të ri Ensar B. Mujota 15 vjeqar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota ,dhe K.B “Skender Salihu”, ka shkruar Demolli.

“Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skender Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë. Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re”, shtoi ai.

Related posts

Policia konfirmon vetvrasjen e Lulzim Kryeziut, u gjet i varur në villën e tij në Mleqan të Malishevës

dardanianews

Tragjike: Theret për vdekje një person në Gjilan

dardanianews

𝐇𝐮𝐦𝐛 𝐣𝐞𝐭ë𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐣ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝐯𝐝𝐢𝐪 𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐨𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭 𝐛𝐚𝐧𝐞𝐬𝐨𝐫👇

dardanianews