14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici kërkon lirinë: Nuk bëra korrupsion! Lidhja me Alma Kaçin nuk cenoi marrëdhëniet juridike

Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici i kërkon gjykatës së lartë që ta shpallë të pafajshëm.

Në rekursin që TCH e disponon, Gjici pretendon se ka rënë më kurthin e kundërshtarëve politikë dhe se afera seksuale e kryer me Alma Kacin nuk është as shpërdorim detyre dhe as korrupsion.

Safet Gjici i thotë gjykatës se kreu marrëdhënie me Kacin me dëshirën e saj dhe se video regjistrimi i bërë publik nuk ka cenuar asnjë marrëdhënie juridike përpos asaj morale  dhe etike qe ish kryebashkiaku i Kukësit kujton se është ndëshkuar tashmë .   ish kryebashkiaku i gjetur fajtor nga gjykata antikorrupsion e shkallës së parë për  akuzën e shpërdorimit të detyrës referuar video-skandalit që tregonte marrëdhënien seksuale në zyrën e tij, nga apeli u gjet fajtor jo për shpërdorim detyre por për korrupsion.

Duke kundërshtuar dënimin e formës së prerë që e konsideron të korruptuar përmes një afere seksuale, Gjici këmbëngul se  nuk ka premtuar dhe as pranuar  asnjë favor . në rekurs avokati i tij Përparim Kulluri kujton se nuk ka kërkesë zyrtare të depozituar në protokoll  dhe as tender të supozuar  dhe në këto rrethana nuk ka sesi të ekzistojë korrupsion apo konflikt interesi.

Ky rekurs  kundërshton konstatimin e apelit të posaçëm që bazuar në insistimin e SPAK e dënoi Gjicin me  tre vjet burg.  I arrestuar në verën e 2023, mbas publikimit  të video skandalit në zyrën e tij, Gjici akuzon Alma Kacin se studio terrenin për ta futur në kurth duke e provokuar sipas tij.

Nga ana tjetër për këto veprime Alma Kaci që ishte gjetur fajtore nga shkalla e parë për akuzën e prostitucionit, në apel gruaja u dënua për një vepër tjetër atë korrupsionit aktiv.

Top Channel

Related posts

Kishte tri gra dhe pretendonte se 16-vjeçarja ishte gruaja e tij e katërt, avokatja shpjegon aspektin ligjor të mjekut Dervish Hasi

dardanianews

Analisti Syla ka një pyetje për hoxhallarë: A lejohet gruaja muslimane e mbuluar të dal në foto me një burrë dhe politikan?

dardanianews

Rakiq: Osmani e Kurti sollën persona të armatosur deri në dhëmbë e me simbole të UÇK-së

dardanianews