32.1 C
New York
June 14, 2026
DardaniaNews
Sport

“Bomba” e merkatos! Juventusi ia ofron Ronaldon Barcelonës

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës, ndërsa Juventusi synon të ulë faturën e pagave gjigante të lojtarëve të vet. Me kampionët e Serie A të goditur rëndë financiarisht nga pandemia e Covid-19, klubi po kërkon të heqë qafe kontratën milionere të Ronaldos. Madje, mësohet se drejtuesit bardhezinj kanë kontaktuar me Barcelonën për të ditur interesin e saj, sipas gazetarit spanjoll, Guillem Balague.
Kujtojmë se ylli portugez ishte golashënuesi më i mirë i Juves gjatë sezonit të fundit, me 35 gola në të gjitha garat. Emri i tij u lakua edhe te PSG, ndërsa tani lidhet me “Camp Nou”. Nëse do të bashkohej me Leo Messin, edhe pse duket një variant i pabesueshëm, do të kishim plot 11 “Topa të Artë” te Barcelona. Sytë e krejt botës do të ishin nga Blaugrana-t.
Ndërkohë, mësohet se Arsene Wenger e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për t’u ulur në stolin e saj, raporton “Le10 Sport”. Gjigantët e La Liga-s janë duke eksploruar opsionet menaxheriale për sezonin e ardhshëm dhe fokusuan Wenger, i cili në fund hodhi poshtë mundësinë, pas disa bisedimeve fillestare. Së bashku me Barcën, francezi ka raportuar se ka marrë edhe disa oferta të tjera për t’u rikthyer në trajning.

 

 

Related posts

Barcelona në ndjekje të Edon Zhegroves?!

dardanianews

Transferimi i Zhegrovës tek Juventus, reagon Edi Rama

dardanianews

ZHEGROVAAAAAAAA! Ylli kosovar realizon super gol ndaj PSG’së

dardanianews