31.3 C
New York
June 26, 2022
DardaniaNews
Featured Lajme

A do të aderojë Milaim Zeka në VV, kjo është përgjigjja e tij

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar arsyet se pse nuk i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kjo parti është ndërtuar mbi tri shtylla, mashtrim, abuzim dhe dhunë.

Ai ka thënë se nuk mund të jetë pjesë e partisë së Albin Kurtit sepse çdo gjë që është ndërtuar në këtë parti është bërë mbi mashtrim, dhunë e abuzime.

Lexoni të plotë postimin e Milaim Zekës në Facebook:

Pse nuk po del ne VV?

Kam marre me mijera mesazhe te tilla. Ja pse nuk kam dale dhe nuk dal:

1. Sepse LVV, kauze, program, te kaluaren dhe te ardhmen i ka ndertu mbi tri shtylla: mashtrim, abuzim dhe dhune.
Ka mashtru popullin per bashkim, ka mashtru popullin me flamur, ka mashtru popullin me Ahtisarin, duke e shpalle armik, ka mashtru popullin bash me çdo gje, e mese shumti me LDK-ne, prap po mendojne qe edhe une jam ne grupin e hajvanatit, qe ha bagel ne vend te bukes, ama mjafton qe kreu i VV-se bagles t’i thote buke!

2. Ka abuzu me fukara, me te papune, me patriote, me te burgosur politik, me mysliman te devotshem, duke u premtuar se do ta luftojne islamofobine kur te vine ne pushtet, pa çka se kurr ne kete vend nuk ka pasur nje fenomen te tille. Kan abuzuar me familje te deshmoreve, duke shfrytezuar punen e mbrapshte te ish klases politike, per te cilen, jo VV-ja, po une kam thene ne Kuvenden e Kosoves, se ata kane vjedhur edhe mbi varrin e Adem Jasharit. Jo VV, po une kam zbuluar ne foltoren e Parlamentit, se varrezat ne Prekaz i ka ndertuar nje turk e jo qeveria.

Kane abuzu me bujqe, te cilet u vodhen barbarisht nga qeverite e kaluara, te cilat i ndanin paret vetem per familjare e jarana.
Kane abuzu me flamur kombetar, me Shqiperine, me diasporen, me çdo gje.

3. Tere historia e VV-se eshte dhune. Dhune ne rruge, dhune ne parlamente, dhune me veze, dhune me gure, dhune me molotova. Organizuan dhune duke na sulmuar edhe neper stdio televizive. Fushate nga me fyeset, me poshtrueset, ma denigrueset, qe vinin nga goja e qenefave te Millosheviçit, qe kishin gjetur strehe ne VV.
Albin Kurti kurr nuk eshte distancuar nga keto ndodhi.

Tash, prap po dojne dhune. Albinit dhe VV-se nuk i duhen njereze sikur Milaim Zeka, qe mendon jo ndryshe, po krejte ndryshe. Atyre nuk ju duhen njereze qe ua tregojne gropat ku do te fundosen. VV-se i duhen Agim Bahtirat, ose sikur ky militanti ketu me kallash, jo per paramilitaret matane Ures te Ibrit, po per shqipetar!

Prandaj nuk jam aty!

Related posts

Shokon Serbët: Shkencëtarja Stojanoviç Shpjegon Historikisht Pse Serbët I Urrejnë Shqiptarët

dardanianews

“Terminatori”, arma sekrete e Vladimir Putinit në rast lufte

dardanianews

Drejtësi e kapur, veteranë të rrejshëm!

dardanianews