8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

A është më e rrezikshme Lia e Majmunëve apo Covidi dhe kush duhet të paraqitet në Infektivë? Flet Infektologu Arben Vishaj

Akoma pa përfunduar pandemia Covid-19, bota po përballet me Linë e Majmunëve. Virusi i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore është shfaqur edhe në SHBA dhe Evropë. Por çfarë duhet të dinë qytetarët rreth këtij virusi dhe sa është i rrezikshëm? Për Gazetën Express flet Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.

Infektologu Vishaj i këshillon qytetarët që të rrinë te qetë dhe të mos përjetojnë panikë sepse Lia e Majmunëve nuk përhapet sikur Covidi dhe nuk është sëmundje më e fuqishme se Covidi.

Nuk është sikur Covidi, nuk përhapet sikur Covidi, mënyra e përhapjes nuk është e fuqishme sa Covidi. Për momentin nuk ka nevojë për panik ose situatë alarmante”, tha Vishaj të hënën për Gazetën Express.

Sëmundja e re e paraqitur tashmë Lia e Majmunëve ka raportimeve se në të vendet e Evropës janë regjistruar raste pozitive si në Gjermani, Francë, Belgjikë, Zvicër, Itali dhe së fundmi në Greqi. Kjo sëmundje është tipike për vendet e Afrikës, pjesës Qëndrore të Afrikës dhe asaj Perëndimore, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës nuk ka qenë karakteristikë prania e këtij infeksioni.  Situata për momentin është e qetë dhe nuk ka nevojë që popullata e vendit tonë te këtë panik. Por, meqenëse në vendet e tjera përreth dhe në Evropë ka raste të tilla, mundësia e infeksionit mund të ekzistojë. Për këtë arsye të gjithë njerëzit që kanë pasur të dhëna që kanë shkuar në dy javët e fundit në Afrikë, në zonat endemike, duhet që ditëve në vijim kur të vijnë në Kosovë të kenë një kujdes më të shtuar. Nëqoftëse kanë simptoma siç janë lodhje, plogështi, paraqitje të ndryshimeve në lëkurë, të lajmërohen në Klinikën Infektive”, tha infektologu Vishaj për Gazetën Express.

Tutje, doktori tregon se a është vdekjeprurës ky virus?

Vishaj thekson se ky virus ka nisur të përhapet në Evropë e së fundmi edhe në Greqi dhe në këtë situatë përhapja e infeksionit mund të eksiztojë, prandaj sqaron se nëse dikush ka simptoma si: Lodhje, plogështi, paraqitje të ndryshimeve në lëkurë, të lajmërohen në Klinikën Infektive.

Vaksina ka një efekt në parandalim dhe trajtim adekuat meqenëse është e re. Situata nuk është e tillë që të vaksinohet popullata. Por jemi në një kohë kur informatat rrjedhin fuqishëm nga të gjitha mediat dhe një rritje e kujdesit në drejtim të mosrënies në kontakt me personat me të cilët kanë udhëtime nga pjesa qëndrore e Afrikës, ku ka prani të madhe të majmunevë, nëse kanë shenja klinike është mirë që ata persona ta marrin trajtimin adekuat”, tha Vishaj.

Në fund doktori Vishaj tha se qytetarët duhet të rrinë të qetë dhe se edhe kjo gjendje do të tejkalohet.

“Gjatë dy viteve ne kemi pas një situatë të rëndë, mbarë planetare dhe aspo kemi dal nga një traumë e përhapjes së infeksionit dhe frikës së humbjes së jetës. Të rinë te qëtë, të mos kenë frikë, nuk është sëmundje siç ishte Covidi dhe edhe një gjendje e tillë do të tejlakohet”.

Sipas informacioneve që posedon mjekësia ky virus shkakton puçrra në fytyrë dhe trup. Ato mund të shkaktojnë djegie dhe të kruara të mëdha dhe infeksioni hiqet gradualisht pas 14 apo 21 ditësh. /Gazeta Express/

 

Related posts

Ukrainasit kapin snajperisten famëkeqe serbe që shërbeu si “motër nderi”, e përmendin edhe Kosovën

dardanianews

Agjentja e KGB që pretendon se ‘mund të joshë çdo burrë’ thotë se ka dhjetra spiune si ajo në Britani e SHBA (fotot)

dardanianews

Rishfaqet Shoigu: Dy porte të Ukrainës gati për të eksportuar grurë

dardanianews