March 20, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

AAK do t’i marrë 4 ministri, Nisma- AKR 2 ministri, as PSD s’do të mbetet “duarthatë” – Këta janë emrat e propozuar për ministra

Në Qeverinë e re, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i marrë 4 ministri, derisa Nisma- AKR do t’i ketë dy ministri.Kështu kanë theksuar burime të Gazeta Blic, derisa përfundimisht gjithçka do të definohet sot.Sipas burimeve të Gazeta Blic në takimet që dje kanë pasur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti i ka propozuar atij 4 emra për ministra.

”Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj- Stbulla dhe Blerim Kuçi, janë emrat që i janë propozuar Hotit për të qenë pjesë e kabinetit të tij”, i tha Gazetës Blic një burim i afërt me takimin e djeshëm Hoti- Haradinaj.Megjithatë, pritet që sot përfundimisht të vendoset për emrat e ministrave dhe për dikasteret qeveritare.Ndërkohë, Gazeta Blic nga burime brenda AAK-së ka marrë vesh se PSD-së nuk do t’i jepet asnjë dikaster ministror, por megjithatë nuk do të mbetet pa asgjë partia e Molliqajt.

PSD-së do t’i jepet ndonjë zëvendësministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.Merret vesh edhe për emrat e propozuar nga ana e Nismës.Në takimin që është zhvilluar ndërmjet të nominuarit për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti e liderit të Nismës, Fatmi Limajt, janë përmendur si emra të mundshëm për ministra ai i Skender Reçicës, që në mandatin e kaluar ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe emri i Valdete Dushicës.Megjithaë, Gazeta Blic merr vesh se gjithçka do të vendoset sot, eventualisht nesër, kur pritet të votohet edhe Qeveria Hoti.Ndërkohë Gazeta Blic merr vesh se disa ministra nga LDK që ishin në Qeverinë Kurti nuk do të lëvizin.Kabineti qeveritar Hoti do t’i ketë 15 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 4 AAK, 2 Nisma-AKR, 2 minoriteti serb dhe 1 minoriteti jo serb.Ndryshe, dje LDK vendosi që Avdullah Hoti të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër të vendit.

Related posts

Shkarkohet kryeredaktori i “Bild”, shkonte në shtrat me koleget dhe më pas i shkarkonte

dardanianews

𝗧𝗿𝗮𝗴𝗷𝗲𝗱𝗶𝗮 𝘁𝗲 𝗟𝗶𝗾𝗲𝗻𝗶 𝗶 𝗕𝗮𝗱𝗼v𝗰𝗶𝘁: 𝗞ë𝘁𝗮 𝗷𝗮𝗻ë 𝘁𝗿𝗲 𝘁ë 𝗿𝗶𝗻𝗷𝘁ë 𝗾ë 𝗵𝘂𝗺𝗯ë𝗻 𝗷𝗲𝘁ë𝗻 𝘁𝗿𝗮𝗴𝗷𝗶𝗸𝗶𝘀𝗵𝘁

dardanianews

Ekskluzive: Sonte për herë të parë në një intervistë për media shqip, flet në Pressing Richard Grenell

dardanianews