16.1 C
New York
April 21, 2021
DardaniaNews
Lajmi i fundit

Arrestohen tetë zyrtarë policor për keqpërdorim detyre, keqtrajtim dhe substanca narkotike

Në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm ku u arrestuan tetë zyrtarë policor, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrim ndikimi dhe blerje ose shpërndarje të substancave narkotike.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.

“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”.

Në njoftim thuhet se aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në.​

 

Related posts

Lajm i mirë/ Bie nën 100 numri i i të infektuarve, gjatë orëve të fundit u konfirmuan 99 raste

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: “Tërhiqet” Isa Mustafa, Avdullah Hoti kandidati favorit për kryeministër, në garë edhe Lutfi Haziri

dardanianews

57 TË SHËRUAR DHE 183 RASTE ME COVID-19!

dardanianews