September 16, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Atyre që paguhen nga shteti pagat u dalin më herët këtë muaj

Pagat për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit do të dalin më herët këtë muaj, raporton Express.

Në Ministrinë e Financave deklarojnë se kjo po bëhet për të ndihmuar në procesin e përballimit të masave kundër pandemisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini i ka thënë Gazetës Express se pagat do të ekzekutohen më 26 mars.

“Ministria e Financave dhe Transfereve, përkatësisht Thesari ka bere planin e rrjedhës së parasë sipas te cilës kryhen të gjitha obligimet ndaj të gjithë përfituesve para kohës, për të ndihmuar në procesin e përballimi të masave kundër pandemisë. Prandaj ju njoftojmë se sipas planeve aktuale, pagat për sektorin publik (përfituesit që paguhen nga buxheti i shtetit) do të procesohen para kohës, me datën 26 Mars 2020”, thuhet në përgjigjet e Shahinit drejtuar Gazetës Express.

Related posts

Grida Duma yll, por ma yll qenka motra e saj (FOTO)

dardanianews

Ambasadori palestinez gjatë fjalimit në OKB qan për fëmijët në Gaza

dardanianews

Fjalimi i jashtëzakonshëm i Rugovës: Synojmë një fitore solide, edhe të tjerët duhet të jenë së bashku me ne, në ndërtimin e Kosovës!

dardanianews