23.2 C
New York
October 1, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Burri i Albulena Haxhiut emërohet anëtar i KQZ-së

Presidentja Vjosa Osmani e ka emëruar sot Alban Krasniqin anëtar të Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si partia e parë në vend nga zgjedhjet e fundit nacionale.

“Z. Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme, thotë Zyra e Osmanit.

Krasniqi është aktivist i njohur i LV-së dhe bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Related posts

Amina Nuraj e tërbuar: Ne ruajmë flamurin jashtë kufijve, ndërsa Shqipërinë po e copëtojnë nga brenda!

dardanianews

Zhduket invalidi i luftës nga Skenderaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

dardanianews

230 TË SHËRUAR DHE 141 RASTE ME COVID-19!

dardanianews