May 8, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajme

Vetëvendosje: Nuk e votojmë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike nuk pritet ta votojë asnjë deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi në emisionin Debat të Dukagjinit, tha se ky projektligj nuk ka të bëjë asgjë me rimëkëmbje ekonomike.Ish-ministri Bislimi tha se kryeministri Hoti nuk po arrin t’i bindë as partnerët e koalicionit për të votuar këtë ligj, andaj shton se është e palogjikshme që VV-ja ta votojë këtë projektligj.

“Ligji për rimëkëmbjen ekonomike nuk ka asnjë element për rimëkëmbje ekonomike. Dhe është e palogjikshme që ne të votojmë një ligj të tillë që i ngjason një hartimi shkollor. E mendojmë që duhet një pako tjetër të rimëkëmbjes. Po del që Avdullah Hoti nuk ka arritur t’i bindë as partnerët e saj për votimin e kësaj pako”, tha Bislimi.

Related posts

Ymeri godet VV’në: Të jesh kundër minishengenit e pro reciprocitetit është kontradiktë logjike

dardanianews

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

dardanianews

Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ju nuk përdorni vajin e ullirit, ende jeni të pleskavicave dhe lakrave

dardanianews