8.6 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deklarata e shteteve të Quintit: Ruajeni integritetin dhe funksionslitetin e Qeverisë

QUINT’I i kërkon liderëve kosovarë që të lënë cështjet politike dhe të merren me luftën ndaj koronavirusit. Pesë shtetet bëjnë thirrje që të ruhet funksionaliteti i Qeverisë.

Shtetet e QUINT’it (Franca, Gjermania, Italisa, Mbretëra e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke i kërkuar liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë të merren me virusin COVID-19 si dhe të sillën të gjithë sipas kompetencave që i kanë.

“Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë të fokusohen në COVID-19, sipas dispozitave kushtetuese dhe sipas fuqisë që ua përcakton Kushtetuta”, thuhet në njoftimin e QUINT’it, transmeton Gazeta Express.

Pesë shtetet e QUINT’it kërkojnë që të ruhet funksionimi i Qeverisë dhe të vendoset lufta ndaj virusit, para politikës.

Ne u kërkojmë atyre që të ruajnë dhe të sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve në këtë moment kritik. Të vihet lufta ndaj COVID-19 para politikës, duke u kujtuar edhe se shtetet tona kanë marrë masa të jashtëzkonshme në këtë drejtim.

Related posts

Lutfi Hazi deklarohet pas shkarkimit të Avdullah Hotit, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

dardanianews

Faza tjetër e luftës më e vështira, Perëndimi duhet të furnizojë Ukrainën me armët më të mira

dardanianews

Ja cilat grupe dhe shërbime kanë Të Drejtë Të Lëvizin Brenda Dhe Jashtë Karantinës Së Prishtinës

dardanianews

Leave a Comment