Ish-missi Drenusha Latifi, është kthyer në media kohët e fundit, pas denoncimit për dhunë ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Edhe Latifi edhe ish-burri i saj Atilla Kardesh, kanë thënë versionet e tyre për rastin e tyre, duke e fajësuar njëri tjetrit dhe duke treguar se problemet mes tyre kanë nisur vite më parë në Suedi.
Si kundërpërgjigje ndaj ish-missit, Atilla Kardesh ka publikuar në Instagram përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij, Drenusha Latifi.
Në videon e publikuar nga ai, Latifi dëgjohet duke qarë dhe bërtitur në telefon, teksa i kërkon atij që të shkojë për t’i marr me fëmijët.
Kundrejt kësaj video, Drenusha ka nuk ka bërë një reagim specifik, teksa ka publikuar me qindra mesazhe mbështetëse që i ka pranuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Ditë më parë, ajo ka bërë publike fotografitë ku tregonte dhunën e ushtruar mbi të.