November 4, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E dhimbshme: Ky është doktori që vdiq në aksidentin e rëndë sonte në Carralevë

Një aksident me fatalitet ndodhi sot pasdite në Carralevë, ku u përfshinë një veturë dhe një autobus dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht një person. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa tashmë është bërë i ditur identiteti i viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi humbi jetën është Jetmir Gashi, kirurg vaskular.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar tashmë edhe miqtë e tij.

Ndryshe, Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes janë të gjitha ekipet përkatëse.

“Me datë 13.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dal në vend ngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprore te Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

 

Related posts

Rasti “Pronto” përfundon pa asnjë të dënuar, si erdhi deri te shpallja e 11 të akuzuarve të pafajshëm

dardanianews

E rrallë, Albin Kurti publikon fotografi me prindërit, vajzën dhe gruan: Gëzuar 2022

dardanianews

Angela Merkel: Asnjëherë Mitrovica nuk do të ndahet nga shteti i Kosovës, sepse ajo është e Kosovës! [VlDE0]

dardanianews