28.8 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Ermali i bën të papriturën Elvanës në xhirimet e ‘Dy gisht mjaltë 2’: Ikën 1200 euro

Ermal Mamaqi ka publikuar një video nga xhirimet e “Dy gisht mjaltë 2” me Elvana Gjatën.

Teksa Elvana shfaqet e përqëndruar në telefon, Ermali bërtet. Artistja trembet dhe i bie telefoni nga duart. “Kjo video kushtoi 1200 euro”, shkruan Ermali krah postimit duke treguar kështu se telefoni Elvanës është dëmtuar.

Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Klaudia Brahimaj është gjithashtu autore e “I love Tropoja” dhe serialit “H.O.T” që vjen së shpejti me sezonin e dytë.

 

Related posts

“Nuk jena për njoni-tjetrin” – Gresa flet për lidhjen e saj me Andin

dardanianews

Befason Kiara, publikon foto në momente intime me Luizin derisa ndodhen në pushime

dardanianews

FOTOT/ ”Të dh**fsha Italinë”, Luana Vjollca vjen me poza të nxehta nga pushimet në jug të Shqipërisë

dardanianews