1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Faton Bislimi i LDK-së iu dërgon letër kongresistëve amerikanë që i shkruan Bidenit për Serbinë: Tërhiqni nënshkrimet, aty ka të pavërteta

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, u ka dërguar një letër kongresistëve amerikanë që i kanë shkruar presidentit Joe Biden për Serbinë.

Bislimi ka shkruar në Facebook se kongresistëve ua ka bërë me dije se letra që i është dërguar Presidentit Biden është e mbushur me të pavërteta.

“Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Presidentit Biden për Serbinë të datës 4 shkurt 2022, e cila u nënshkrua edhe nga 14 kolegë tuaj”, ka shkruar Bislimi. Jam lindë e rritë në Kosovë, kam përjetuar okupimin brutal serb të vendlindjes sime si fëmijë, e si i ri (adoleshent) kam qenë refugjat i ndarë prej familjes sime gjatë luftës së Kosovës 1998-99. Më vonë, kam pasë mundësinë që të studijoj e jetoj në SHBA, duke përfshirë edhe angazhimin në stafin e Komitetit për Marrëdhënje Ndërkombëtare të Kongresit nën udhëheqjen e të ndjerit Tom Lantos në fillim të viteve 2000. Si person që sheh në Kongresin e SHBA-ve gardianin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, jam thellësisht i shqetësuar me përmbajtjen jo të saktë të letrës suaj e aq më shumë me prezentimin skajshmërisht të pasaktë që i bëhet Serbisë”, ka shkruar ai.

Related posts

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

dardanianews

Pasagjeri filmoi gjithçka, momenti kur rrëzohet aeroplani me 68 të vdekur

dardanianews

‘I paskrupullt, kërkonte konflikt’, Hajrushi pas ndarjes nga jeta të Shemit tregon të vërtetën e hitit ikonik

dardanianews