8.6 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
EkonomiFeaturedLajme

Ministri Bislimi vjen me një paralajmërim aspak të mirë: Mund të ulen pagat e sektorit publik

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka paralajmeruar sot se nëse për shkak të koronavirusit vazhdon kriza ekonomike, atëherë do të preken edhe pagat e sektorit publik.

“Nuk mundet kriza me vazhdu edhe dy muaj e ne mos me i prek edhe rrogat e sektorit publik. Një opsion mundet me qenë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përjashto sektorin e shëndetësisë dhe të policisë qe janë në angazhim maksimal e kanë pagën e njëjte 400 euro, 400 euro. Unë përsonalisht e kisha favorizu një opsion të tillë. Nëse kriza vazhdon nuk është në rregull Besnik Bislimi me vazhdu me i marrë 1200 euro si ministër”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka paralajmëruar se mund të ndërpriten edhe projektet kapitale.

“Në qoftëse kriza zgjatë çka nuk e dëshirojmë asnjë prej nesh. Por nëse zgjatë 6 muaj kjo nënkupton që paralizohet aktiviteti ekonomik. Ne i kemi 500 deri në 600 milionë euro projekte kapitale të parapara për sivjet. Me automatizëm këto projekte nuk mund të fillojnë ose të vazhdojnë. Këto mjete munden me u liru për me u përdorë për me u përballë me nevojat imediate të qytetarëve”.

“E dyta: Për aq kohë sa një pjesë e madhe e stafit të administratës publike, por edhe shkollave nuk janë në funksion të plotë ka rënie të madhe të shepnzimeve për mallëra dhe shërbime”, ka thënë Bislimi.
Ministri në detyrë ka thënë se për ta tejkaluar krizën ekonomike po presin ndihma edhe nga Japonia, Turqi, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Related posts

Zgjidhet femra më seksi në planet

dardanianews

Berisha “non grata”, më në fund reagon edhe Ilir Meta: Akti i shëmtuar, i pabesë dhe i poshtër

dardanianews

Avokati Halilaj tha se atentatin ndaj tij e bëri Sami Lushtaku, vjen kundërpërgjigja e këtij të fundit – ja çfarë paralajmëron

dardanianews