5.9 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Nga reshjet e mëdha të borës mbeti i bllokuar në veturë – rabini izraelit strehohet në xhaminë e Stambollit – kreu ritet fetare krah myslimanëve

Qyteti më i madh në Turqi, Stambolli, është goditur nga një stuhi e të ftohtit, e në mesin e qindra qytetarëve që kanë ngecur si pasojë e reshjeve të mëdha, është rabini izraelit që u strehua në një xhami.

Rabini Israel Elbaum ishte në Stamboll në kuadër të një udhëtimi zyrtar. Ky 62-vjeçar ishte nisur për të zënë aeroplanin për t’u kthyer në shtëpi, por mbeti i bllokuar në mes të rrugës për shkak të reshjeve të mëdha të borës që kishte paralizuar trafikun, e në aeroportin e qytetit ishin anuluar të gjitha fluturimet, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e Elbaumit që për shkak të reshjeve të mëdha të borës ka mbetur i bllokuar brenda veturës rrugës për në aeroport, janë shpërndarë nëpër rrjete sociale. Elbaum është dashur të pret në veturë deri në dytë orë, ku më pas është shpëtuar nga xhandarmeria turke.

 

Atë e kishte dërguar xhandarmeria turke në stacionin e policisë, e më vonë në xhaminë Ali Kuscu në afërsi të aeroportit të Stambollit. Sipas agjencisë së lajmeve Dogan (DHA), në disa video të publikuara rabini mund të dëgjohet duke folur me xhandarmerinë në gjuhën arabe.

Elbaum ka rikujtuar përvojën në xhami, ku së bashku me shumë tjerë arriti në ora 4 të mëngjesit. E para se të nisej për në shtëpi (Tel Aviv) me Turkish Airlines, 62-vjeçari foli për përvojat e tij gjatë natës ku tregoi se ishte strehuar në xhami. /Telegrafi/

Related posts

Sondazh: Kush e fiton Gjakovën?

dardanianews

Rojet e varrit të Enver Hoxhës rrëfejnë tmerrin: Dëgjonim britma dhe pamë këtë gjë tek varri i tij!

dardanianews

Tragjedi! Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin Covid, vdesin mes flakëve 9 pacientë të infektuar

dardanianews