8.6 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-Këshilltari i Kurtit bëri përgjegjës ushtarët e UÇK’së edhe për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së

Shkëlzen Gashi, këshilltar i liruar i Kryeministrit të shkarkuar, s’kishte folur vetëm për vrasjet e pakicave gjatë dhe pas luftës. Ai kishte lëshuar akuza në drejtim të pjesëtarëve të UÇK’së si njerëz që kanë vrarë zyrtarët e LDK’së, Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe kanë keqtrajtuar anëtarët e LKÇK’së.

Gjithë këto konstatime Gashi i kishte bërë në emisionin FRONTAL në T7, ku kishte thënë se një pjesë e këtyre krimeve janë kryer edhe nga udhëheqës zonash dhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

“Duhet të dënohen edhe ata pjesëtarë të UÇK’së që kanë bërë krime ndaj pjesëtarëve të FARK’ut, LDK dhe keqtrajtimeve që ua kanë bërë anëtarëve të LKÇK’së. Krimet që i kanë kryer ndaj kundërshtarëve politikë, kryesisht anëtarëve të LDK’së, krimeve që i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të FARK’ut dhe ndaj pjesëtarëve të LKÇK’së”, ka thënë ai.

Gashi kishte thënë se UÇK’ja s’i kishte kryer këto por ushtarët dhe udhëheqësit e saj.
Nuk them se ka bërë UÇK’ja krime. Unë them pjesëtarët e UÇK’së, por, për fat të keq, shumë prej këtyre pjesëtarëve që kanë qenë të implikuar në krime, kanë qenë në pozita udhëheqëse si komandantë zonash ose anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së”, kishte deklaruar ai.

Gashi u shkarkua nga Albin Kurti një ditë pasi të dytë dolën në një konferencë për media ku folën për një ftesë të Policisë për ta intervistuar Këshilltarin e Kryeministrit, i cili kishte bërë thirrje për rezistencë ndaj thirrjeve që po bëheshin nga Presidenti Thaçi për një Qeveri të re dhe që ishte përkrahur nga Ambasadori Richard Grenell.

Të premten, Gashi, dha një intervistë të gjatë, ku foli me respekt për raportin e Dick Martyt, i cili konstaton se ka pasur edhe trafikim organesh të pakicave nga ushtarët e UÇK’së. Gashi tha se raporti i ish-senatorit zviceran ishte profesional dhe i bazuar.

Pas këtyre deklaratave pati reagime nga të gjitha partitë si dhe anëtarët e VV’së. Lideri i Vetëvendosjes largoi nga kabineti i tij Gashin me arsyetimin se po shpërqendrohej puna e mirë që po bëhet nga deklaratat e tij. Nuk pati distancim nga qëndrimet e politologut, i cili prej kohësh shkruan dhe drejton gishtin kah pjesëtarët e UÇK’së si njerëz të kanë kryer krime.

Për temën e vrasjeve të zyrtarëve të LDK’së, FARK’ut dhe keqtrajtimin e pjesëtarëve të LKÇK’së mund ta ndiqni intervistën nga minuta e 43’të.

Related posts

Këto janë “bishat” britanike që ndihmojnë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë

dardanianews

Ndërron jetë kardiologu i njohur kosovar

dardanianews

Leonora Jakupi kujton babain, që ra dëshmor në luftën e Kosovës

dardanianews