Janari u fut në historinë tonë kombëtare si muaj më i kobshëm i cili mori figurat më të ndritëshme të historisë në këtë pjesë të atdheut tonë! Kësaj situate kobzezë, ja shton shumfish pikllimin dhe peshën e mallkimit, sidomos vrasjet makabre, në vazhdimsi që i bëri një dorë e zezë kriminale shqipfolse e dirigjuar. Qendrat komanduese që lëshonin urdhëra të kollajshme brutale me pjesmarrje, bile edhe në grumbull të vrastarëve, për vrasjen e figurave më të rëndësishme nacionaliste. Ato ishin të dirigjuara nga qendrat e shërbimeve sekrete serbe, qyshë heret. Fatkeqsisht, bolshevikët dhe neobolshevikët shqiptarë i zbatuan në përpikmëri urdhërat e vëllezërve të tyre ideologjik dhe likujduan patriotët e vërtetë nacionalist shqiptar. Disa ekzekutorë, dikur më vonë e diten se ishin edhe të mashtruar. Kush mund të besonte se kjo dorë e zezë majtiste do të bie prap mbi ne, madje në Kosovën e lirë?
Katër janari i vitit 2003 ishte dita më e kobshme në Kosovën e lirë. Dora kriminale e shqipfolësve mori jetën e kolonelit të madh, komandantit trim që e drejtoi Betejen e Loxhës e cila hyri në historinë tonë si beteja e parë e fitores së madhe kundër ushtrisë serbe; moren jetën e veprimtarit dhe ushtarit trim Hasan Zemaj i cili kurrë nuk u ndal së vepruari për lirin dhe shtetësinë e Kosovës! Mori jetën edhe të një fillize të njomë Enisit, i cili posa kishte filluar ëndrrat rinore në Kosovën e lirë. Përsëri e përgjakën vendin tonë duke ja humbur bukurinë lirisë që me shekuj e pritem duke luftuar për te! Ideologjia famkeqe bolshevike nuk din rrugë tjetër, vetëm këtë drejtim ka, vrasjen e kokave më të mira nacionaliste. Likujdimin e elitës intelektuale shqiptare dhe dobsimin e kombit tonë. Këtë mision e vazhduan dhe ende fijet e tij veprojnë me metoda dhe forma të ndryshme, fillimisht ata vepruan pa zgjedhur mjete, në at stilin e likujdimeve totale primitive, të kundërsharëve politik me at moton, “gjithqka apo asgjė”.
Kolonel Tahir Zema ishte një oficer karriere, profesionist i nivelit të lartë i cili respektoi në maksimum institucionet e Republikës së Kosovës të udhëhequra nga Presidenti Rugova. Aj, për asnjë çmim nuk devijoi urdhërat e eprorëve të vet ushtarak dhe politik. Urdhërat e ministrit Ahmet Krasniqi i respektoi dhe zbatoi në tërsi. Vijen politike shtetrore të presidentit Rugova e respektoi dhe e zbatoi me përpikmëri, madje edhe me çmimin e jetës së vet. Kjo vendosmëri e kolonel Zemajt ishte tmerr për armiqt dhe majtistët e shtabit të LPK-së, andaj e sulmuan në vazhdimsi, bile në një rast, duke ju kërcënuar se, “Do të luftojmë me ty si me shka”. Ata vërtetë komandantin e luftuan më tepër se shkijet sepse luften me armiqt nuk e kishin porhuajse fare, ishin shumë frigacakë. Këta mjerana të ligj, kan ikur nga lufta dhe kan sulmuar vëllezërit e tyre nëpër prita. Trimat e vërtetë si kolonel Zemaj luftojnë ballë për ballë me armikun shkja si luaj dhe dolën fitues dhe bile njihen vetëm këto beteja të lavdishme profesionale. Ai nuk pati plumba për shqiptarë sepse ata konsideroheshin vëllezërit e tij. Vetëm nacionalistët e vëtetë e kanë këtë shpirtë luani, jan trima dhe kan plumba vetëm për armikun, ndërsa fara e keqe bolshevike e ka të kundërten, janë frigacak dhe bashkpuntor me armikun ideologjik, vrastarë pas shpine kundër bashkëkombasve. O Zot zhduke këtë farë të keqe nga kombi ynë. Tetëmbëdhjetë vjet kaluan nga kjo vrasje kriminale e trefisht dhe asgjë s’ka konkrete deri më sot. Kriminelët urdhërdhënës dhe gjelatët ekzekutorë, shëtisin lirshëm nëpër Kosovë dhe gjetiu. Drejtësia në shtetin tonë është shëndrruar në institucion të bandave kriminale dhe është bërë veprimtari gati legale e normale, andaj nuk ka asnjë lëvizje drejt zbulimit të këtij fenomeni tragjik e as për këtë vrasje të trefisht e cila ndodhi në Pejë si dhe as zbulimi i sa e sa vrasjeve të tjera. E vetmja shpresë që ka mbetur është Gjykata Speciale dhe fatkeqsisht, edhe vet kujdesi familjarë për ta gjetur këtë të vertetë kaq gjatë të munguar si masë e fundit, siq e kishin zakon edhe baballarët tanë ta përdorin Kanunin e Lek Dugagjinit si masë e fundit që pati sukses.
Gjithashtu edhe partia jonë e LDK -së që me aq përkushtim i shërbyem asaj, nuk bëri pothuajse asgjë konkrete për Kolonel Zemajn dhe as për të tjerët. Institucionet që ka drejtue LDK, kurrë nuk bënë të mundur qasjen e një zbulimi të vërtetë të këtyre ngjarjeve, ose së paku, për rastin në fjalë, bile një përpjekje morale modeste, ngritjen e një shtatore në shenjë nderimi e kujtimi për Kolonelin e madh Tahir Zemaj. Shpresojmë që kjo të ndodhë në një të ardhme të afërme!
next post