April 19, 2024
DardaniaNews
Lajme

‘Zonja serbe’ që del e kërcen gjatë natës, ‘horrori’ që po i fut frikën përdoruesve në TikTok

TikTok-u mund të jetë shtëpia e trendëve të panumërta të kërcimit, por një e fundit është larg asaj që keni parë deri më tani.

Përdoruesit në këtë rrjet social tani kanë mbetur gojë-hapur me një grua që e quajnë si ‘zonja serbe’ që kërcen në rrugë gjatë natës.

Videoja ka pushtuar platformën e mediave sociale.

Por derisa disa shikues duken të vendosur për ta zgjidhur misterin se kush është, të tjerët thjesht po kënaqen me çudinë.

Videoja është publikuar në muajin shkurt nga një llogari e quajtur @aatc13.

VIDEO

Ata i dhanë një mbishkrim “kujdes djema”, duke bashkangjitur edhe hashtagët “#dancingladyserbia” dhe “#horror”. Pamjet si duket u kapën nga dritarja përballë një rruge banimi.

Videoja e tyre është parë më shumë se 77.4 milionë herë dhe ka grumbulluar më shumë se 6.4 milionë pëlqime dhe 150,000 komente. /Telegrafi

Related posts

Zyrtari i LDK-së mbledh rreth 30 persona për Iftar, policia i ndërhyn në shtëpi

dardanianews

DJALI I AGIM RAMADANIT I SHKRUAN INVALIDIT TË UÇK-SË: MË MIRË NË KOLICË E I NDERSHËM, JE HEROI IM

dardanianews

Media ruse e alarmuar: SHBA po armatosin Kosovën, raketat ‘Patriot’ do qëndrojnë në Shqipëri!

dardanianews