26.6 C
New York
July 5, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezë

I vrau vajzën dhe gruan, Gjykata ul dënimin për Pjetër Ndrecajn

Gjykata në Gjakovë e ka dënuar Pjetër Ndrecajn me 24 vjet e gjysmë burg.

Ndrecaj u soll i prangosur dhe me maskë mbrojtëse në seancën ku u shpall fajtor për vrasjen e gruas dhe vajzës në fshatin Brekoc të Gjakovës në gusht të vitit 2018.

Nga Gjykata e Apelit, Pjetër Ndrecajt iu dha dënimi më i lartë në Kosovë, dënim ky me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata Supreme kishte vendosur që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Kolegji i Gjykatës Supreme kishte konstatuar se në aktgjykimin e shkallës së parë ishin bërë shkelje esenciale të procedurës penale, e më pas Gjykata e shkallës së dytë kishte kaluar mbi këto shkelje.

Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e shtatë gushtit 2018./kallxo.com

Related posts

Nga gjaku te salca/ I vrau dhe trupat i treti në acid, arrestohet pas 17 vitesh arrati vrasësi i “Ndraghetës”, ja puna që bënte për tu kamufluar në Francë

dardanianews

E tmerrshme: I riu në Klinë kryen marrëdhënie seksuale me motrën 14-vjeçare, arrestohet

dardanianews

“Gruaja ka qenë duke e tradhtuar”, Andi Artani emocionon me shkrimin për Pajtim Krasniqin

dardanianews